Disa sëmundje mund të zbulohen nga era e gojës
Kur sëmundja sulmon dhe ndryshon metabolizmin qelizor, në frymënxjerrje, urinë dhe djersë arrijnë shumë substanca kimike, të cilat shpërndahen shumë lehtë.
Laboratorët eksperimentalë anekënd botës tentojnë të zbulojnë mënyra për shfrytëzimin e sensorëve të gazrave në diagnostikim.
Deri më tani kanë arritur të kuptojnë se si të zbulojnë disa sëmundje me anë të erës së gojës, simptoma të cilat është shumë me rëndësi të zbulohen sa më herët.
Nga kanceri i mushkërive sot njerëzit sëmuren gjithnjë e më shumë dhe vështirë e luftojnë atë. Ndërsa nëse zbulohet në fazë të hershme, ekziston mundësi më e madhe për shërim.
Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se era e këtyre të sëmurëve është e ngjashme me atë të amoniakut ose peshkut, ndërsa arsyeja për këtë është substanca metilhidrazin, transmeton Telegrafi.
Këto janë disa prej shenjave tjera që mund të jenë të dobishme për ju:
Diabeti: Ketoacidosis, i njohur gjithashtu edhe si kundërmimi me erë frute, është një mënyrë natyrale që tregon për probleme serioze diabetike në njerëz.
Stomaku: Era e keqe e gojës mund të jetë tregues gjithashtu se keni probleme me stomakun. Nëse filloni të keni erë të keqe të gojës, kundërmuese, është mirë që të shkoni tek mjeku për një kontroll. Ketoacidosis, i njohur gjithashtu edhe si kundërmimi me erë frute, është një mënyrë natyrale që tregon për probleme serioze diabetike në njerëz.
Dështimi i veshkave: Veshkat largojnë mbeturinat nga gjaku ynë. Kështu që nëse ato dështojnë, trupi ynë nuk mund të pastrohet më nga helmet e veta. Kjo ndikon që helmet të lëshohen më pas përmes sistemit të frymëmarrjes. /Telegrafi/