AA
Nëse Bullgaria pretendon se problemi me fillimin e negociatave me BE-në janë vetëm bullgarët në Kushtetutë, ne propozojmë të paraqesim një Rezolutë të përbashkët në PE që do të konfirmonte veçantinë e identitetit dhe gjuhës maqedonase, thotë deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski.
Ai kujtoi se Kryeministri, Hristijan Mickoski, ia bëri këtë ofertë të hapur Presidentit bullgar Rumen Radev dhe qeverisë bullgare.
“Nëse pengesa e vetme për integrimin evropian të Maqedonisë është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, atëherë nuk duhet të jetë problem, së bashku me Bullgarinë fqinjË, të paraqesim një rezolutë që do të garantojë identitetin dhe veçantinë gjuhësore maqedonase, dhe në të njëjtën kohë të rrisë besimin midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Ne mund të paraqesim menjëherë një rezolutë të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin e ndërsjellë në këtë fushë dhe për të zgjidhur problemin e fillimit të integrimit evropian. Oferta e dhënë Mickoski është e hapur”, thotë Milloshoski.
Të shtunën në mbrëmje është mbajtur ceremonia solemne e hapjes së edicionit të katërt të garave kuranore ndërkombëtare, organizuar nga
Në shenjë nderimi për një nga figurat që la gjurmë në historinë e Shkupit, sot u shpalos pllaka përkujtimore kushtuar
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski paralajmëroi sot se deri në Vitin e Ri do të vihet në funksion