Fëmijët e Ronaldos nuk mendojnë se ai është personi më i famshëm në botë, reagimi i portugezit shkon viral (VIDEO)
AA
Një video e Cristiano Ronaldos gjatë një bashkëbisedimi me fëmijët e tij, ka bërë xhiron ditëve të fundit në internet.
Futbollisti legjendar pyeti fëmijët e tyre se kush sipas tyre është personi më i famshëm që ata njohin.
Megjithatë, përgjigjja e tyre habiti edhe vetë Ronaldon, pasi siç duket nuk ishte ajo se çfarë ai priste.
Fëmijët thanë se personi më i famshëm që ata njohin është nëna e tyre, pra Georgina Rodriguez, njëherësh partnerja e yllit portugez.
Me të marrë këtë përgjigje, Ronaldo mbeti i shtangur derisa i dha Georgina-s, një shikim të çuditshëm. Kjo e fundit, po buzëqeshte me ëmbëlsi derisa shikonte fëmijët me një lloj krenarie.
Kjo video e shkëputur nga videoja e plotë që futbollisti publikoi në kanalin e tij në YouTube, ka bërë xhiron në internet kohëve të fundit.
LSDM kërkon të hetohet festa 5 milionë euroshe
LSDM kërkon të hapet një hetim për financimin e festimit të 35-vjetorit të pavarësisë dhe të ndiqet “gjurma e parave”.
Pas deklaratës për vendimin e Hagës, të rinjtë
Pas qendrimit të ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari, i cili gjatë ditës së djeshme përmes një statusi në rrjetet sociale,
Mickoski dhe Filipçe me interpretime të ndryshme për
Kryeministri Hristijan Mickoski pretendon se me uljen e mëhershme të akcizës së naftës dhe së fundi vendimi për uljen e