Fundjava e (zh)bllokimit/ Limaj apo Haxhiu, cili do të tërhiqet nga ambicia për kryeparlamentar/e?
AA
Ka dështuar edhe tentativa e 48-të për konstituimin e Kuvendit.
Por, sipas raportimeve të dielën pritet të mbahet takimi mes kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Qëllimi i këtij takimi është arritja e një marrëveshjeje për konstituimin e institucioneve të reja, pas më shumë se 40 shtyrjesh të seancave parlamentare.
Siç duket diskutimet do të fokusohen në ndarjen e posteve kryesore, përfshirë atë të Kryetarit të Kuvendit, si dhe në disa pika të paketës së reformave që ka propozuar Nisma.
Ky takim pritet të jetë vendimtar për zhbllokimin e ngërçit politik që po zvarritet prej muajsh.
Drenori: Nisma duhet të heq dorë nga kërkesa për kryeparlamentar
Analsiti Xhavit Drenori vlerëson se hapi i parë drejt zhbllokimit të situatës është që Nisma të heqë dorë nga kërkesa për kryeparlamentar dhe të fokusohet në negociata për pjesëmarrje në qeveri.
Sipas tij, kjo do të çonte numrat në 59-60 vota dhe do të hapte rrugën për një marrëveshje që do të mundësonte votimin e Haxhiut për kryetare Kuvendi.
“Unë besoj që hapi i parë duhej të ishte pozicioni i Nismës, pra unë mendoj se Nisma duhet të heq dorë nga kërkesa për kryeparlamentar dhe të filloj negociatat për pjesëmarrjen në qeverinë e re të mundshme, nëse veç do të bëhej.
Pra, në këtë fazë nëse Nisma heq dorë nga kryeparlamentari atëherë numrat afrohen te 59-60, varësisht, pastaj se a do të kemi ndryshim nga Duda Balje dhe të deputeti tjetër Hoxha. Unë besoj që hapi i parë është ky, dhe nëse ky hap ndërmerret dhe arrihet një marrëveshje që Nisma të votoi për zonjën Haxhiu, atëherë mund të themi kemi lëvizje përpara se tani”, përfundon Drenori.
Intersat partiake mbi interesat shtetërore
Kurse, Adnan Qaka, politolog, në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë edhe nëse nga takimi Limaj-Kurti del një marrëveshje politike, nuk pritet ndonjë stabilitet të qëndrueshëm në skenën politike të Kosovës.
Ai shprehet se fatkeqësisht, asnjë parti parlamentare nuk po e vë interesin shtetëror mbi atë partiak. Kjo qasje po e shtyn Kosovën nga një krizë politike në tjetrën.

ImageXhavit DrenoriFoto galeri

“Takimi i paralajmëruar Limaj-Kurti, edhe nëse arrihet ndonjë marrëveshje politike gjatë këtij takimi për ta kaluar këtë situatë të bllokadës politike, unë nuk pres ndonjë stabilitet politik në skenën politike të Kosovës. Edhe nëse Albin Kurti arrin t’i sigurojë numrat e duhur për ta themeluar Qeverinë e Kosovës – gjë që do ta ketë shumë, shumë të vështirë – nuk priten rezultate domethënëse për qytetarët e shtetit të Kosovës. Në të kundërtën, do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme që përsëri do të prodhojnë kriza politike.
Ta zëmë se vërtet Albin Kurti arrin ta themelojë Qeverinë, atëherë prapë se prapë do të kemi një qeveri jo stabile, dhe kjo qeveri nuk do të jetë e aftë t’i shtyjë proceset politike përpara në të mirë të shtetit të Kosovës. U pa qartë se asnjë parti parlamentare në Kosovë, fatkeqësisht, nuk e ka në plan të parë interesin shtetëror mbi atë partiak. Dhe, duke parë këto mendësi të tyre dhe lojërat politike që po bëjnë partitë politike te ne, atëherë pres që Kosova nga një krizë politike të kalojë në një tjetër krizë politike”, thotë ai.
Politologu përmend dy probleme që sipas tij janë të mëdha dhe po krijojnë jostabilitet të vazhdueshëm politik.
“Lind pyetja: Ku është problemi? Unë mendoj se janë dy probleme të mëdha që fatkeqësisht po krijojnë jostabilitet të vazhdueshëm politik në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë së saj. Ato janë:
1) Modeli zgjedhor, që është i dobët. Falë këtij modeli, Parlamenti ynë është bërë vendtubim i “buburrecave” dhe i njerëzve të papërgjegjshëm, të aftë për të menaxhuar vetëm krizat që vetë i shkaktojnë. Të votuarit nga pakica e popullit në lista të përzgjedhura paraprakisht – në kundërshtim të plotë me demokracinë – gra e burra servilë, që fati i keq i kombit i nxjerr në krye, siç nxjerr përmbytja llumin, janë dhe do të vazhdojnë të mbeten fatkeqësia më e madhe kombëtare.
2) Sistemi kushtetues, fatkeqësisht modeli ynë kushtetues ka shumë mangësi dhe është prodhues i madh i krizave politike. Kosova nuk do të ketë asesi stabilitet politik pa arritur një ndryshim të thellë kushtetues. Kosova duhet të marrë masa për ndryshime të thella kushtetuese, dhe këtë mund ta bëjë – vetëm duhet të vijë një klasë politike atdhetare dhe e përgjegjshme politikisht – sepse momentumi i duhur politik për t’i bërë këto ndryshime tashmë është”, përmend ai.
Në fund, ai thotë se pakoja e Ahtisaarit dhe Rezoluta 1244 ishin zgjidhje të përkohshme për rrethana specifike historike, duke shtuar se ato nuk mund dhe nuk duhet të mbeten barrë e përhershme për sovranitetin e Kosovës.
“Pakoja e Ahtisaarit ishte njëfarë imponimi që iu bë Kosovës, mirëpo ajo ishte e përkohshme dhe jo e përhershme. Pakoja e Ahtisaarit është dashur të ndryshonte nga Parlamenti i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës vetëm pas 120 ditëve të aprovimit të saj. Vetë M. Ahtisaari ka deklaruar: “Pakoja ime nuk është Kuran as Bibël, dhe Kosova mund ta ndryshojë pas 120 ditësh me shumicën e votave.”
Pa ndryshimin e Rezolutës 12/44 dhe Pakos së Ahtisaarit, Kosova nuk mund të jetë shtet plotësisht sovran dhe i pavarur. Pra, për të dyja këto është momentumi i duhur për t’i larguar, duke mos bërë kurrfarë shkeljeje ligjore dhe pa rënë ndesh me të drejtën ndërkombëtare.
Rezoluta 12/44 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të duhej – dhe do të mundej – pa ekuivokë, të përjashtohej në bazë të parimit të së drejtës ndërkombëtare rebus sic stantibus. Ky është parimi i ndryshimit të kushteve dhe rrethanave. Pse? Sepse që nga koha e miratimit të Rezolutës 12/44 nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së e deri më sot kanë kaluar shumë vite dhe kanë ndodhur ndryshime rrënjësore të rrethanave në të cilat ajo rezolutë u miratua.
Sipas këtij këndvështrimi, tanimë është krijuar momentumi dhe terreni tejet i favorshëm juridik për zbatimin e parimit të rëndësishëm të së drejtës ndërkombëtare: rebus sic stantibus”, përfundon ai për “Bota sot”.