AA
Shkruan: Muhamer Pajaziti
Kandidatja për komunën e Deçanit, Natyra Kuçi, po zhvillon një fushatë të jashtëzakonshme në zgjedhjet lokale në Kosovë. Fushata e saj duhet të shërbejë si model edhe për Maqedoninë e Veriut, ku shpeshherë zgjedhjet lokale reduktohen në debate nacionale dhe gjeopolitike, duke lënë anash problemet reale të qytetarëve.
Kuçi ka vendosur në qendër të agjendës së saj mirëqenien e qytetarëve, duke evidentuar dështimet e pushtetit me shembuj konkretë: fshatra pa rrugë të mirëmbajtura, mungesë uji e kanalizimesh, shkolla në gjendje të mjerueshme, shërbime jo cilësore, korrupsion dhe pasurim të funksionarëve lokalë, si dhe dominimin e interesave familjare e klanore.
Ende nuk dihet nëse Natyra Kuçi do të marrë mbështetjen e shumicës së qytetarëve, por aktivizmi i saj tashmë shihet si një thirrje për ndryshim – një mekanizëm korrektues dhe një motor për zhvillimin e rajonit, duke e afruar pushtetin tek qytetari i zakonshëm. (INA)
Gjykatësja Janet Vargas e Gjykatës Federale të Rrethit në Manhattan vendosi se zyrtarët amerikanë në praktikë ishin udhëzuar të refuzonin
Ministria e Punëve të Brenshme ka njoftuar se që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” janë evidentuar
Partia VLEN sot ka njoftuar se përmes ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka propozuar rikthimin e “shportës shkollore”,