AA
Aktivisti Rron Gjinovci, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj qëndrimeve kontradiktore të disa individëve dhe grupeve lidhur me sistemin gjyqësor në Kosovë, veçanërisht në raport me Gjykatën Speciale dhe Gjykatën Supreme.
“Çohën e shajnë, shpifin, çka nuk thonë kundër Gjykatës Speciale, që është e përcaktume në Kushtetutë si pjesë e specializume e gjyqësorit kosovar me seli në Hagë. E mandej thojnë: s’bon me kontestu vendimin e Gjykatës Supreme,” ka shkruar Gjinovci, duke nënvizuar paradoksin në trajtimin e institucioneve të drejtësisë.
Ai shton se nuk është e drejtë që dikush të zgjedhë selektivisht cilat vendime apo institucione gjyqësore t’i respektojë dhe cilat t’i sulmojë: “Nuk mundeni o të nderum me zgjedhë cilën pjesë të gjyqësorit bon me sulmu e cilën jo.”
Deklarata e Gjinovcit vjen në një kohë kur debati rreth vendimeve të Gjykatës Speciale dhe të drejtësisë në përgjithësi ka marrë hov në opinionin publik.
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në një mëngjes pune në Nju Jork me
Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve
Nafta dizel shtrenjtohet për 5.5 denarë, ndërsa benzinat ulen për 1.5 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me