AA
Në Komunën e Tetovës sot u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Preventivë, ku u zgjodhën anëtarët e Këshillit Lokal për Preventivë, informoi Zyra për Komunikime dhe Marrëdhënie me Publikun.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore, bashkësitë fetare dhe organizata të tjera të rëndësishme.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në fjalën e tij theksoi se ky këshill është themelor për parandalimin e dukurive që rrezikojnë kohezionin shoqëror.
“Si qytet dhe si shtet multietnik e multikonfesional, kemi detyrim të përcjellim mesazhe unifikuese dhe të forcojmë frymën e bashkëjetesës. Vetëm kështu do të garantojmë stabilitet dhe të ardhme më të sigurt për qytetarët tanë,” theksoi Kasami.
Sipas Kasamit, Komuna e Tetovës, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, prokurorinë, qendrat sociale, shkollat dhe prijësit fetarë, do të ndërmarrë hapa konkretë që qytetarët të jetojnë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë.
“Angazhimi ynë i përbashkët është garanci se qytetarët e Tetovës do të ndihen të mbrojtur, të respektuar dhe të barabartë, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare. Vetëm përmes bashkëpunimit mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të fortë”, theksoi kryetari Kasami.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se është vënë në funksion aplikacioni ueb me ndërfaqe për pajisjet mobile “Qyteti i
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov deklaroi se uji i pijshëm në Gostivar është i pastër dhe
„Politika bazohet në biseda. Unë jam nga ata politikanë që duan të bisedojnë derisa të arrihet zgjidhja. Edhe në rastin