
Kur Osmani lobonte në Strasburg për Kosovën: “Meriton të jetë pjesë e Këshillit të Evropës” | VIDEO
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, derisa mbante këtë pozicion, lobonte në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, gjatë një takimi të Komitetit të Ministrave në Strasburg, shkruan Flaka Media
“Është e një rëndësie të madhe që ne të mos i shmangemi përqafimit të anëtarëve të rinj që ndajnë vlerat dhe angazhimet tona. Prandaj, ne vazhdimisht e kemi mbështetur ofertën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe mirëpresim opinionin që rekomandon Komitetin e Ministrave ta ftojë Kosovën për anëtarësim,” u shpreh Osmani në gjatë një takimi të Komitetit të Ministrave në Strasburg.
Ai theksoi se qytetarët e Kosovës meritojnë të mbrohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare. Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë do të lehtësonte vazhdimin e reformave të nevojshme dhe do të kontribuonte në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.
Osmani bëri këto komente gjatë një takimi të Komitetit të Ministrave në Strasburg, në maj të vitit 2024. Flaka Media