Lionel Mesi ka në pronë një makinë që vlen plot 32 mln euro!
Lionel Mesi, ka në pronësi një Ferrari 335 S Spider Scaglietti, me vlerë 32 milionë euro, në mesin e shumë makinave. Në botë ekzistojnë vetëm katër modele të kësaj veture dhe Messi është një nga pronarët me fat të veturës së përmendur.
Shuma e paguar është më shumë se sa legjendari Majkëll Xhordanit që ka fituar ndonjëherë në një sezon nga basketbolli. Xhordan është ndoshta basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, dhe ai fitoi më së shumti para nga basketbolli në sezonin 1997/1998 kur mori 31.9 milionë euro nga Çikago, që është më pak se sa shpenzoi Messi për Ferrarin e tij.
Meqë ra fjala, vetë Mesi ka fituar më shumë se një miliard vetëm nga futbolli gjatë karrierës së tij. Argjentinasi e bleu makinën në një ankand të fshehtë në vitin 2016 dhe shpenzoi 32.2 milionë euro.
Messi po ashtu ka edhe disa vetura të tjera si: Ferrari F430 Spyder (164,490 dollarë), Pagani Zonda Tricolore (2 milionë dollarë), Mercedes SLS AMG (642,490 dollarë), Maserati Gran Turismo MC Stradale (242,100 dollarë) dhe Range Rover duo (269,500 dollarë).