![Mbi 156 mijë banorë u larguan nga Kosova për katër vite, 2018-2022](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/01/Aeroplane-ne-ANP-Adem-Jashari-foto-Facebook-Prishtina-Internation-Airport-Adem-Jashari-850x560.jpg)
Mbi 156 mijë banorë u larguan nga Kosova për katër vite, 2018-2022
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme në profilin vjetor të migrimit thuhet se 156,080 banorë janë larguar nga Kosova nga viti 2018-2022.
“Bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) në Kosovë për vitin 2022 ishte – 30,889 banorë apo 1.75% e popullsisë rezidente. Për periudhën 2018-2022 vlerësohet se nga Kosova janë larguar 156,080 banorë apo rreth 8.85% e popullsisë së vendit”, thuhet në këto të dhëna.
Gjatë periudhës 2020-2022, në Kosovë imigruan 26,329 banorë, ndërsa emigruan mbi 93,005 banorë dhe popullata e Kosovës gjatë kësaj periudhe është zvogëluar për më shumë se 8,776 banorë.
Nëse merret si bazë popullsia që jetonte jashtë vendit më 1 prill 2011 (703,978 banorë vlerësohet se jetonin jashtë vendit), në fund të vitit 2022 vlerësohet se mbi 949,719 banorë apo 53.89 % e popullsisë së Kosovës jetonte jashtë vendit.
Kosova kërcënohet me migrim më të madh edhe pas liberalizimit të vizave nga 1 janari i këtij viti.