Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Presidenti polak kërkon dëmshpërblim lufte nga Gjermania
Maqedoni

Presidenti polak kërkon dëmshpërblim lufte nga Gjermania

September 2, 2025

AA

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, në një ceremoni të mbajtur me rastin e përvjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, kërkoi dëmshpërblim nga Gjermania dhe tha se kjo do të përbëjë një bazë të re për marrëdhëniet e dy vendeve.

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, një ceremoni përkujtimore u mbajt në Gadishullin Westerplatte në qytetin Gdansk të Polonisë me rastin e 86-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në fjalimin e tij në ceremoni, presidenti Nawrocki vuri në dukje se vendi i tij ndodhet përballë me një sfide të rëndësishme në ndërtimin e Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s kundër “neoimperializmit të ringjallur dhe federatës ruse” dhe se këtë mision e ka ndarë me Gjermaninë e cila është autore e Luftës së Dytë Botërore”.

Dëmshpërblimi do të përbëjë një bazë të re për marrëdhëniet e dy vendeve, tha Nawrocki, duke shtuar: “Për të krijuar një partneritet të bazuar në të vërtetën dhe marrëdhënie të mira me fqinjin tonë perëndimor, duhet të zgjidhim përfundimisht çështjen e dëmshpërblimit nga Gjermania. Si president i Polonisë, e kërkoj hapur këtë për të mirën e përbashkët dhe të ardhmen tonë”.

Polonia ka nevojë për drejtësi, të vërtetën dhe marrëdhënie të hapura me Gjermaninë, u shpreh Nawrocki, duke theksuar se kërkon mbështetjen e qeverisë në lidhje me kërkesën e tij për dëmshpërblim.

Në ceremoni foli edhe kryeministri polak Donald Tusk, i cili e cilësoi NATO-n dhe vendet evropiane si aleatë jetikë për vendin e tij përballë tensioneve rajonale dhe kërcënimit rus në rritje. “Duhet të jemi të mençur dhe për këtë arsye duhet të kuptojmë mirë se kush është armiku dhe kush aleati ynë”, shtoi ai.

Lufta e Dytë Botërore filloi me sulmin e Gjermanisë naziste ndaj Polonisë më 1 shtator 1939.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Borë në disa akse rrugore në pjesën perëndimore të Maqedonisë

November 24, 2026
Kosovë

“Kom me të myt”: Paraburgim për burrin që dyshohet se

November 24, 2026
Kosovë

Konjufca takohet me homologun grek në Athinë – i kërkon

November 24, 2026
Maqedoni

Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik të shkollave

November 24, 2026
Maqedoni

Taravari: Nuk kam kundërkandidat për kreun e ASH-së, nëse unë

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5245
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15618
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Borë në disa akse rrugore në pjesën perëndimore

Në qafën malore Strazhë sonte bie borë, ndërsa në rrugët e tjera në Maqedoninë perëndimore komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të

Maqedoni

Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik

Me një program festiv të përgatitur nga nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Çairit, sonte në Teatrin Shqiptar në

Maqedoni

Taravari: Nuk kam kundërkandidat për kreun e ASH-së,

Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nuk e mohon se e ka menduar largimin e tij nga posti

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.