Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Shqipëria shpall “Non grata” dy shtetas të RMV-së
Maqedoni

Shqipëria shpall “Non grata” dy shtetas të RMV-së

August 4, 2026

AA

Ministria e Brendshme e Shqipërisë shpall “non grata” edhe dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar. Siç raporton Top Channel, të padëshiruar janë shpallur dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilëve ka të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar. Vendimi është marrë pas propozimit të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit, ndërsa është dhënë konfirmimi nga Ministria e Brendshme, e cila ka shpallur “non grata” Valon Belën dhe Bekir Halimin. Bela dhe Halimi, nuk do të lejohen të futen në Shqipëri për një periudhë 10-vjeçare. Ndërkohë mësohet se për Valon Belën autoritetet shqiptare kanë lëshuar edhe urdhër dëbimi.

MARKETING


Description of image

Ish politikani, Valon Bela në një reagim në rrjetet sociale e cilëson vendimin si një akt administrativ që, sipas tij, nuk mund të zbehë kontributin e tij kombëtar.

 VALON BELA

“Një vendim administrativ nuk mund ta shpallë ‘non grata’ historinë, sakrificën dhe kontributin e një shqiptari. Nëse një luftëtar i tri luftërave kombëtare shqiptare shpallet i padëshiruar në shtetin shqiptar, atëherë pyetja nuk është vetëm se kush u shpall ‘non grata’, por çfarë mesazhi po i jepet kujtesës sonë kombëtare”.

Në reagimin e tij, Bela kritikon ashpër qeverinë shqiptare, duke deklaruar se “asnjë qeveri nuk është mbi kombin” dhe se mandatet politike janë të përkohshme, ndërsa historia mbetet. Bela e lidh vendimin ndaj tij me qëndrimet e qeverisë shqiptare ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Motivacioni për të cilin Bela dhe Halimi janë shpallur non grada kanë të bëjnë me vepra ose propagandë kundër sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, sigurisë kombëtare, rendit kushtetues dhe rendit e sigurisë publike.  Po ashtu, në motivacion përmenden edhe dyshime për anëtarësim në organizata terroriste, si dhe përkrahje ose kryerje të veprimeve anarkiste kundër shtetit ligjor.

Disa javë më parë, Ministria e Brendshme e Shqipërisë  shpalli “non-grata” edhe shtetasen Ikballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në vend për një periudhë prej 15 vitesh. /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Borë në disa akse rrugore në pjesën perëndimore të Maqedonisë

November 24, 2026
Kosovë

“Kom me të myt”: Paraburgim për burrin që dyshohet se

November 24, 2026
Kosovë

Konjufca takohet me homologun grek në Athinë – i kërkon

November 24, 2026
Maqedoni

Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik të shkollave

November 24, 2026
Maqedoni

Taravari: Nuk kam kundërkandidat për kreun e ASH-së, nëse unë

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5245
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15618
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Borë në disa akse rrugore në pjesën perëndimore

Në qafën malore Strazhë sonte bie borë, ndërsa në rrugët e tjera në Maqedoninë perëndimore komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të

Maqedoni

Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik

Me një program festiv të përgatitur nga nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Çairit, sonte në Teatrin Shqiptar në

Maqedoni

Taravari: Nuk kam kundërkandidat për kreun e ASH-së,

Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nuk e mohon se e ka menduar largimin e tij nga posti

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.