Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 VMRO dhe LSDM vazhdojnë akuzat për kontestin me Bullgarinë
Maqedoni

VMRO dhe LSDM vazhdojnë akuzat për kontestin me Bullgarinë

June 1, 2026

AA

Qëllimi përfundimtar i veprimtarisë së Frontit për Liri dhe Drejtësi të udhëhequr nga LSDM-ja është çlirimi i shtetit dhe largimi i këtij pushteti kriminal, tha kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, duke shtuar se pushteti ka për obligim që të shpall referendum. Ai kujtoi se VMRO-ja erdhi në pushtet me premtime të rreme për prishje të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe më pas bllokoi rrugën evropiane të shtetit.


Kur'ban Bajram banner

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

​”Qëllimi përfundimtar do të jetë që ky pushtet kriminal të largohet, ta çlirojë shtetin, të kthehemi në rrugën evropiane, ndërsa banda e udhëhequr nga Hristijan Mickoski të japë llogari dhe të kthejë paratë. Ndërkohë, kjo nënkupton se ne po bashkohemi dhe po rritemi. Pushteti ka obligim të shpallë referendum, sepse nuk ka të drejtë të ndalojë rrugën evropiane të vendit, sepse gënjyen se do të siguronin një pozicion më të mirë negociues dhe asnjëherë nuk thanë se do ta bllokonin rrugën evropiane të vendit. Gënjyen se do ta kthenin emrin, se do ta shfuqizonin Marrëveshjen e Prespës”.

​Duke ju përgjigjur kërkesave të LSDM-së për referendum, nga VMRO-ja kanë thënë se kreu i LSDM-së, Venko Filipçe do të duhet t’i tregojë Radevit se pa garanci nga Bullgaria, s’do të ketë ndryshime kushtetuese. Sipas partisë më të madhe në pushtet, VMRO-DPMNE, kreu aktual i LSDM-së, Venko Filipçe po ndjek modelin e Zaevit dhe po mban bagazhin e tij politik për të mbajtur karrigen e Bihaçkës”.

VALENTIN MANASIEVSKI – VMRO-DPMNE

Deputeti special bullgar, Venko Filipçe, që në vend se të kërkojë ndryshime Kushtetuese le t’i transmeton kryetarit të tij bullgar, Rumen Radev se Maqedonia nuk ka veprime konkrete nga pala bullgare, kjo do të fillonte me respektim të aktvendimet nga Strazburgu. Dërgojmë porosi të qartë për Venko Filipçen dhe të tillët si ai, pa garancione nga Bashkimi Europian nuk ka Ndryshime Kushtetuese.

Kjo nuk është hera e parë që partitë më të mëdha në bllokun maqedonas përplasen për integrimin e vendit në BE dhe lëshojnë akuza të ndërsjella për tradhti kombëtare dhe mashtrime.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Borë në disa akse rrugore në pjesën perëndimore të Maqedonisë

November 24, 2026
Kosovë

“Kom me të myt”: Paraburgim për burrin që dyshohet se

November 24, 2026
Kosovë

Konjufca takohet me homologun grek në Athinë – i kërkon

November 24, 2026
Maqedoni

Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik të shkollave

November 24, 2026
Maqedoni

Taravari: Nuk kam kundërkandidat për kreun e ASH-së, nëse unë

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5245
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15618
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Borë në disa akse rrugore në pjesën perëndimore

Në qafën malore Strazhë sonte bie borë, ndërsa në rrugët e tjera në Maqedoninë perëndimore komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të

Maqedoni

Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik

Me një program festiv të përgatitur nga nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Çairit, sonte në Teatrin Shqiptar në

Maqedoni

Taravari: Nuk kam kundërkandidat për kreun e ASH-së,

Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nuk e mohon se e ka menduar largimin e tij nga posti

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.