Xhadon Sanço: Mareska me tërhoqi me të vërtetë në projekt
Në intervistën e parë të Xhadon Sanços, si lojtar i Çellsi-t, mund të vërehet një optimizëm i shtuar.
“Jam shumë i emocionuar që jam këtu. Londra është vendi ku jam rritur dhe jam i lumtur që jam kthyer,” tha në fillim Sanço
Sulmuesi i lindur në vitin 2000 u ble në formë huazimi me detyrim blerje nga Man. Junajtedi dhe është goditja e fundit e verës e Bluve. Në kanalet zyrtare të klubit londinez, ish-lojtari i Borussia Dortmund foli edhe për rëndësinë e Enzo Mareska për suksesin e marrëveshjes.
“Mareska me tërhoqi me të vërtetë në projekt. E kam njohur që nga ditët kur ai ishte me Pep Guardiolën te Man. Siti dhe ai ishte i rëndësishëm në zgjedhjen time”.
Sancho thellohet në temën lidhur me bisedimet me trajnerin italian:
“Ai foli me mua në telefon për këtë projekt dhe atë që po ndërtonte këtu, dhe për një lojtar të ri si unë është emocionuese. Mezi pres të filloj,” tha në fund Sanço.