Bostoni e Dallasi, kalojnë në epërsi në sfidat e gjysmëfinales
Luka Donçiç dhe Kajri Irving ishin në nivel të detyrës për t’i dhënë Dallasit fitoren në ndeshjen e tretë ndaj Oklahoma Sitit dhe epërsinë 2-1 në fitore. Dallas fitoi në shtëpi me rezultat 105:101 dhe kaloi në epërsi në gjysmëfinalen e ‘Play-off’ të Konferencës Perëndimore.
Donçiçi e mbylli ndeshjen me 22 pikë, 15 kërcime dhe 5 asistime, ndërsa Irving shtoi gjithashtu 22 pikë, 5 kërcime dhe 7 asistime. Interesant është fakti se shënuesi më i mirë për Dallasin në këtë takim ishte PJ Uashington me 27 pikë. Në radhët e Oklahoma Sitit, më i miri, si zakonisht, ishte Shai Xhilxheous-Aleksander me 31 pikë, 10 kërcime dhe 6 asiste.
Mbrëmë u luajt sfida e tretë gjysmëfinale në edhe në Lindje, në të cilën Bostoni fitoi në udhëtim ndaj Klivelnd Kavalirs, me rezultat 106:93 dhe kaloi në epërsi 2-1.
Bostoni u drejtua drejt fitores nga Xhejson Tatum me 33 pikë, 13 kërcime dhe 6 asiste dhe Xhejlen Braun që shtoi 28 pikë me 9 kërcime. Nga ana tjetër, Donovan Mitçell e mbylli ndeshjen me 33 pikë dhe 6 kërcime.