AA
“Sport Bild” raporton se Bajer Leverkusen ka refuzuar një ofertë prej 8 milionë eurosh nga Neom SC për Granit Xhakën.
Në negociatat në vazhdim mes klubit saudit dhe klubit gjerman të Bundesligës, gjithsesi mund të jetë vetëm çështje kohe para se transferimi të konkretizohet.
Neom i ka ofruar Xhakës një pagë shumë të majme dhe Leverkuseni është bërë më i hapur ndaj mundësisë që 32-vjeçari të largohet.
“Kicker” raportoi kohët e fundit se drejtuesit e Leverkusenit besojnë se Aleiks Garsia dhe Robert Andriç mund të kompensojnë në mënyrë efektive mungesën e Xhakës në këtë repart.
Klubi gjerman tani kërkon 20 milionë euro për Xhakën, çka bie ndesh me raportimet e mëparshme që sugjeronin një vlerësim prej 8 deri në 15 milionë euro për veteranin zviceran.
Gjithsesi, Neom përsëri mund ta përballojë financiarisht marrëveshjen.
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e
Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje
Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në