Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Gashi paralajmëron se kur do të shpallet data e zgjedhjeve lokale
Maqedoni

Gashi paralajmëron se kur do të shpallet data e zgjedhjeve lokale

July 22, 2025

AA

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë një vizite sot në Tetovë, deklaroi para gazetarëve se zgjedhjet lokale do të shpallen në gjysmën e parë të muajit gusht, duke theksuar se ky është një afat i përcaktuar me ligj.

“Presim edhe pak për të parë nëse mund të miratojmë disa ligje dhe të mos e pengojmë funksionimin e institucioneve të tjera. Do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë maksimalisht këto ditë dhe në afatin e përcaktuar me ligj, zgjedhjet do të shpallen – dhe kjo do të ndodhë në gjysmën e parë të gushtit”, deklaroi Gashi pas takimit me Bilall Kasami, kryetarin e Komunës së Tetovës dhe lider i Lëvizjes BESA.

Në të njëjtën konferencë, Bilall Kasami komentoi emrat e propozuar nga udhëheqësia e BDI-së për kandidatë për kryetar komune në Tetovë dhe Çair – përkatësisht Bajram Rexhepi dhe Bujar Osmani.

“Unë garantoj që kandidatët e koalicionit Vlen, kushdo që të jenë për Tetovë dhe Çair, do të jenë shumë më të mirë, do të jenë kandidatë të qytetarëve dhe për qytetarët,” tha Kasami.

Sipas tij, ndonëse Bujar Osmani është figura e dytë në parti pas Ali Ahmetit, ai nuk është kandidati që qytetarët e Tetovës e kanë pritur nga BDI dhe nga koalicioni i tyre.

“BDI ka kandidatë më të mirë, por kjo është zgjedhje e tyre. Nëse më jepet mundësia për Tetovën, sigurisht që do të kemi çfarë të ofrojmë. Qëllimi ynë është të jemi 24 orë në shërbim të qytetarëve dhe ata do të vendosin mes opsioneve që u ofrohen,” shtoi ai.

Lidhur me kandidaturën e Bujar Osmanit për Çair, Kasami tha se edhe atje BDI ka mundësi më të mira dhe se ai nuk e sheh Osmanin si kandidat të duhur.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Konjufca takohet me homologun grek në Athinë – i kërkon

November 24, 2026
Maqedoni

Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik të shkollave

November 24, 2026
Maqedoni

Taravari: Nuk kam kundërkandidat për kreun e ASH-së, nëse unë

November 24, 2026
Kosovë

Bajrami: Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 5.39 miliardë euro

November 24, 2026
Kosovë

“Na e kanë pështy shtetin në fytyrë”, Limaj kritikon ashpër

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5244
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15617
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik

Me një program festiv të përgatitur nga nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Çairit, sonte në Teatrin Shqiptar në

Maqedoni

Taravari: Nuk kam kundërkandidat për kreun e ASH-së,

Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nuk e mohon se e ka menduar largimin e tij nga posti

Maqedoni

Të enjten reshje të dendura shiu, fundjava me

Moti gjatë ditëve të ardhshme do të karakterizohet me temperatura të ulëta, ndërsa mëngjeset e së martës dhe të së

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.