Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, Trump: Është e mirë për të gjithë
Maqedoni

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, Trump: Është e mirë për të gjithë

July 27, 2025

AA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian pas një takimi të shkurtër me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Njoftimi u bë publik nga vetë presidenti amerikan gjatë një prononcimi për mediat nga resorti i tij i golfit në Turnberry, Skoci, shkruan A2 CNN.

“Kemi arritur një marrëveshje. Është një marrëveshje e mirë për të gjithë”, deklaroi Trump për gazetarët. Ai shtoi se kjo marrëveshje do të forcojë marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe BE-së, duke e përshkruar atë si një “partneritet, në një farë kuptimi”.

Nga ana tjetër, Ursula von der Leyen e cilësoi atë si një “marrëveshje e madhe”, duke theksuar se u arrit pas “negociatave të vështira”. Ajo nuk dha detaje të mëtejshme, por theksoi rëndësinë strategjike të këtij hapi për të dyja palët.

Marrëveshja vjen në një moment delikat për ekonominë globale dhe për marrëdhëniet transatlantike, duke sinjalizuar një hap drejt bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik mes dy prej blloqeve më të fuqishme në botë.

Nuk janë publikuar ende detajet e plota të marrëveshjes, por burime nga të dyja palët konfirmojnë se ajo përfshin lehtësime tarifore dhe bashkëpunim në fusha të caktuara strategjike. Palët pritet të zhvillojnë konferenca të mëtejshme për të bërë të ditura specifikat e marrëveshjes dhe hapat që do të ndjekin më tej.(INA)

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Borë në disa akse rrugore në pjesën perëndimore të Maqedonisë

November 24, 2026
Kosovë

“Kom me të myt”: Paraburgim për burrin që dyshohet se

November 24, 2026
Kosovë

Konjufca takohet me homologun grek në Athinë – i kërkon

November 24, 2026
Maqedoni

Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik të shkollave

November 24, 2026
Maqedoni

Taravari: Nuk kam kundërkandidat për kreun e ASH-së, nëse unë

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5245
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15618
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Borë në disa akse rrugore në pjesën perëndimore

Në qafën malore Strazhë sonte bie borë, ndërsa në rrugët e tjera në Maqedoninë perëndimore komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të

Maqedoni

Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik

Me një program festiv të përgatitur nga nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Çairit, sonte në Teatrin Shqiptar në

Maqedoni

Taravari: Nuk kam kundërkandidat për kreun e ASH-së,

Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nuk e mohon se e ka menduar largimin e tij nga posti

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.