AA
VLEN njoftoi përmes një komunikate se për herë të parë në historinë e mërgatës shqiptare në Gjermani, në kryeqytetin e Evropës, Berlin, është hapur zyrtarisht një klasë për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve tanë.
“Një moment historik që nuk është vetëm lajm i mirë, por gur themeli për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shpirtit shqiptar në diasporë.
Kjo arritje vjen falë përkushtimit të pandalshëm të zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, dhe vizionit të qartë të qeverisjes sonë, që për çdo shqiptar, në çdo cep të botës, ka vetëm një mesazh: gjuha jonë VLEN!
Nuk ka komb pa rrënjë. Nuk ka ardhmëri pa histori. Dhe nuk ka histori që jeton pa gjuhën që e mban gjallë. Ky sukses dëshmon edhe njëherë përkushtimin tonë të palëkundur për t’u qëndruar pranë bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen dhe për të siguruar që fëmijët e tyre të kenë qasje në mësim në gjuhën e nënës, një e drejtë e patjetërsueshme dhe një pasuri kombëtare”, thekson VLEN.(INA)
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Pasdite do të ketë kushte për
Numri i vdekjeve në vitin 2025 është 20.287 persona, që është një rritje prej 0.4% krahasuar me vitin 2024. Numri
Në emisionin Debat në Shenja, zëvendësministri i Arsimit dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Driton Sulejmani, deklaroi se qeveria ka trashëguar një