Ish Miss-i nga Kavaja, Lorena Bërdufi, është ndarë nga jeta në moshën 18-vjeçare
AA
Lorena Bërdufi studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” dhe ishte maturante në vitin e fundit.
Sipas një njoftimi të bërë në faqen zyrtare të gjimnazit, ku dhe kanë shprehur ngushëllimet për të, mësohet se shkak i vdekjes së 18-vjeçares është bërë një atak në zemër.
“Maturantja Lorenë! Me hidhërim të thellë mëngjesin e sotëm në Gjimnazin “Aleksandër Moisiu”, mbërriti lajmi i trishtë dhe i hidhur i ndarjes tënde nga jeta. E bukura Lorenë në shpirt e në pamje, pjesëmarrëse në Mis Kavaja, vajzë e urtë dhe e edukuar, bijë e denjë e plot dashuri, ti Lorenë do t’u mungosh mësuesve, shoqeve, shokëve të shkollës sonë. do t’i mungosh klasës XII-6-te; do t’u mungosh prindërve e familjes. Lamtumirë e bukura Lorenë ! Zoti të deshi pranë vetes dhe Qofsh e Xhenetit 🙏”, thuhet në njoftim.
Familjarë e të afërm kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ikjen e Lorenës në moshë të re.
Ndërkohë, Lorena ka konkurruar në kompozicionin Miss Universe Albania 2023.
“Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time dhe të familjes sime”, u shpreh 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.
Vrau bashkëshorten, krijoi alibi me kallëzim të rremë
Vrau gruan e tij, pastaj ndërtoi një alibi me një kallëzim të rremë. Prokuroria Themelore Publike e Shkupit lëshoi Urdhër
Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën
Në Universitetin e Tetovës sot u zhvillua ceremonia zyrtare e dorëzim-pranimit të detyrës së rektorit, gjatë së cilës rektori në
BDI: VLEN ka dështuar në agjendën evropiane
Dy vjet pas hyrjes së VLEN-it në Qeveri, opozita shqiptare vazhdon të kritikojë punën e koalicionit. Nënkryetari i BDI-së, Bujar