Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Lëvdata dhe akuza nga partitë për autostradën Shkup – Bllacë
Maqedoni

Lëvdata dhe akuza nga partitë për autostradën Shkup – Bllacë

July 7, 2026

AA

Deri sa të nisin punët ndërtimore në terren, partitë vijojnë me deklarata premtuese e lavdëruese për rrugën Shkup-Bllacë. Marrëveshja për grantin me BERZH-in u nënshkrua dje, e ju bë promovimi projektit, por si duket nuk janë mjaftuar me aq, saqë kanë vazhduar me presskonferenca edhe sot.

Nga VMRO-DPMNE ritheksojnë se autostrada Shkup-Bllacë është projekt që është paralajmëruar me dekada, ndërsa në fakt vetëm janë blerë parcela përgjatë rrugës së planifikuar.

DUSHKO IVANOV, DEPUTET I VMRO-SË

“Autostrada Shkup-Bllacë do t’i lidhë Maqedoninë me Kosovën dhe do të vazhdoj më tej me Tiranën dhe Durrësin si dhe Tivarin, drejtë Shkupit hapet edhe një port tjetër dhe një mundësi për tregti, biznes dhe zhvillim të turizmit”.

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri akuzoi BDI-në se e ka përdorur projektin e autostradës Shkup-Bllacë ndër vite për të mbledhur vota.

KALTRINA SHAQIRI ZEKOLLI, ZV/MINISTRE E TRANSPORTIT

“E premtuan në vitin 2008, e përsëritën në vitin 2011, 2014, 2017, 2020, dhe serish në vitin 2023. Pas gjithë këtyre premtimeve, qytetarët panë vetëm rreth 2 km rrugë. Për VLEN-in patriotizmi matet me punë. Pas shumë vitesh pritje, rruga Shkup-Bllacë më në fund kalon nga premtimi në realizim”.

Mirëpo, BDI nuk ja jep asesi meritat VLEN-it për këtë projekt. Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar duke thënë se VLEN nuk ka asnjë kontribut në realizimin e këtij projekti.

BUJAR OSMANI, NËNKRYETAR I BDI-SË

“Financimi i projektit, hartimi i dokumentacionit, sigurimi i mjeteve financiare, shpronësimet, procedurat administrative dhe shpallja e tenderit janë realizuar të gjitha gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim”.

Siç është premtuar, ndërtimi do të nis në gusht dhe pritet të përfundoj për më së shumti 4 vjet. Kushton rreth 198.4 milionë euro dhe do ta ndërtoj kompania ndërtimore vendase Graniti.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria për shtatë

November 24, 2026
Kosovë

Rashiq i shpeshton pakënaqësitë me VV’në, kësaj radhe kritikon deputetin

November 24, 2026
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg,

November 24, 2026
Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk janë pronë

November 24, 2026
Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5250
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15636
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, gjatë seancës së komisionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka

Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti,

Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk

I nderuar z. Ali Ahmeti, Çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është tepër e rëndësishme për

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.