Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Sali: Ministri i ri i drejtësisë po punon mbi Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal
Maqedoni

Sali: Ministri i ri i drejtësisë po punon mbi Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal

September 15, 2026

AA

Miratimi i Kodit Zgjedhor nga të gjitha partitë politike është ende në fazë të bisedimeve. Kështu deklaroi sot zëvendës kryeministri dhe ministri i Çështjeve Evropiane Bekim Sali. Ai thotë se pas ndryshimeve në Ministrinë e Drejtësisë, ka përpjekje për miratimin e këtij ligji.

Bekim Sali, zv/kryeministër

“Siç e dini, ky ligj u pranua njëzëri nga më shumë faktorë politik, të them parti politike, që janë pjesë e Kuvendit, megjithatë në moment të fundit u tërhoqën dy parti dhe nuk i mbështetën këto ndryshime. Pas ndryshimeve në Ministrinë e Drejtësisë, tashmë ka përpjekje për miratimin e këtij ligji, megjithatë këto janë në fazën e bisedimeve”.

I pyetur nëse po punohet edhe në Kodin Penal, zv.kryeministri Sali u përgjigj se ministri i ri i Drejtësisë është përkushtuar edhe në këtë çështje.

Bekim Sali, zv/kryeministër

“Ministri i ri është përkushtuar edhe në Kodin Penal, kështu që vlerësoj se janë ligje që kërkojnë konsensus dhe mbështetje nga më shumë nivele. Ministri po punon dhe shpresoj që do të arrij ta realizoj qëllimin final”.

Për Kodin Zgjedhor, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi të hënën u shpreh se kjo ka qenë temë e diskutimit në takimin me koordinatorët e grupeve parlamentare dhe se ka dërguar mesazh që ato të miratohen pavarsisht se kur do të ketë zgjedhje. Ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski tha se zhbllokimi i Kodit Zgjedhor, do të bëhet kur opozita të formoj qëndrim të përbashkët.

Kodi Zgjedhor është pjesë e reformave të procesit eurointegrues. Ndërkohë, Ministria për Çështje Evropiane realizoi sot Takim Ndërrajonal të Kryenegociatorëve dhe Zyrtarëve të Lartë përgjegjës për Integrimin Evropian, nga rajoni, Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Komisioni Evropian, prej ku u dha mesazhi se procesi i Integrimit në Unionin Evropian duhet të jetë i dukshëm, i bazuar në merita dhe duhet të nxit zhvillim të shtetit, si në aspektin  e stabilitetit shtetëror, ashtu edhe në aspektin e stabilitetit financiar.

Zëvendës kryeministri Sali bëri me dije se presidentja Fon Der Lajen pritet ta vizitoj vendin në fillim të tetorit, në kuadër të turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Emine Ismaili /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Alta Banka del në shitje: Ja sa kushton një aksion

November 16, 2026
Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026” në Athinë

November 15, 2026
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën

November 15, 2026
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja

November 15, 2026
Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5179
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15499
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Alta Banka del në shitje: Ja sa kushton

Alta Banka SHA Manastir do të dalë zyrtarisht në shitje përmes një ankandi publik, sipas njoftimit të lëshuar nga administratori,

Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026”

Kumanovarja Dr. Nurije Aliu, specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës, ka marrë pjesë në Kongresin Botëror COGI 2026, të mbajtur në

Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e djeshme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit në Shqipëri, ku kanë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.